Connect with us

Perez dorëzohet për Kane, Tottenham kërkon 250 milionë euro për të

Kuriozitete

Perez dorëzohet për Kane, Tottenham kërkon 250 milionë euro për të

Perez dorëzohet për Kane, Tottenham kërkon 250 milionë euro për të

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka insistuar se klubi i tij nuk ka interes të nënshkruajë me sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, për të cilin ai beson se është vlerësuar me 250 milionë euro.

Anglezi ka qenë në formë mahnitëse për klubin dhe kombëtaren e tij gjatë vitit 2017, duke shënuar 45 gola në 40 ndeshje.

Paraqitje të tilla të shkëlqyera me gola kanë çuar në lidhje të pashmangshme me Real Madridin, me raportet në Spanjë që kanë pohuar se Perez kishte filluar bisedimet me “Spurs” pas barazimit 1-1 mes dy klubeve në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Perez i ka hedhur poshtë tani këto raporte mediatike, sepse beson se do t’i duhej të paguante një shifër rekord botëror për ta nxjerrë atë nga “Spurs”.

“Nënshkrimi me Harry Kane nuk ka kaluar nëpër kokën time, ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe përveç kësaj është i ri, – tha Perez për “Cadena COPE”, raporton telesport. Ai ka shumë vite për të përparuar, por ne jemi të kënaqur me Benzema dhe me të gjithë ekipin.

Unë nuk e kam pyetur presidentin e Tottenhamit për çmimin e Kane, sepse do të më kishte thënë se ka vlerën e 250 milionë eurove”. “Spurs” do të luajnë kundër Real Madridit në “Wembley” javën e ardhshme, në kuadrin e Ligës së Kampioneve.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top