Kuriozitete
Shkëlzen Berisha ironizon Tahirin: Trimi rri e pret tek dera e Prokurorisë, por…
Shkëlzen Berisha ironizon Tahirin: Trimi rri e pret tek dera e Prokurorisë, por…
Djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ironizon deklaratat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet për trafik droge.
Ndërsa Tahiri këmbëngul në zbardhjen e së vërtetës, Shkëlzeni e thumbon për imunitetin e deputetit.
“Trimi rri e pret tek dera e Prokurorisë… por me imunitet ama!”, shkruan Shkëlzeni në Facebook.
Sakaq, në një dalje për mediat ditën e sotme, Tahiri publikoi një dokument të prokurorisë së Katanias në Itali, duke thënë se në të thuhet nuk ka nisur asnjë procedim penal ndaj tij.
“Prokuroria e Katanias nuk ka gjetur asnjë herë një lidhje të vetme me mua për të nisur një procedim ndaj meje. Si ka mundësi që prokuroria jonë, që brenda 48 orëve kërkoi arrestimin tim. Në ato përgjime flitet për një Saimir që ka kamion dhe merret me thasë drogë, pra nuk mund të jem unë edhe bosi edhe shoferi edhe hamalli i drogës”, u shpreh ish-ministri.
Ai shtoi se dokumentin e gjeti në 48 orë, duke hedhur dyshime se si nuk e gjeti Prokuroria e Krimeve të Rënda në gjithë këto vite. /a.y/noa.al
Tahiri merr vërtetim nga Prokuroria e Katanias: S'jam i ndjekur penalisht në Itali
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.