Connect with us

Tahiri letër Prokurorisë së Krimeve të Rënda: Mos zvarrisni hetimet, më thirrni sa më shpejtë

Kuriozitete

Tahiri letër Prokurorisë së Krimeve të Rënda: Mos zvarrisni hetimet, më thirrni sa më shpejtë

Tahiri letër Prokurorisë së Krimeve të Rënda: Mos zvarrisni hetimet, më thirrni sa më shpejtë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka bërë sot një kërkesë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku kërkon që hetimet të vijojnë pa ndërprerje.

Nëpërmjet avokatëve Artan Hajdari dhe Maksim Haxhiaj kërkohet që “Të thirremi në një kohë sa më të shkurtër për të dhënë deklarime, si dhe për t’u marrë në pyetje dhe dhënë shpjegime për çdo fakt që nga ana e organit të akuzës do çmohet i vlefshëm dhe në ndihmë të hetimit”.

Më tej avokatët thonë se klienti i tyre Saimir Tahiri, kërkon ti japë rrugë hetimit dhe të zbardhet e vërteta lidhur me pozicionin e tij.

Po ashtu shkruhet se Tahiri nuk është i implikuar me asnjë vepër penale dhe jo më me veprat penale për të cilat akuzohet.

Organi i akuzës e akuzon ish-ministrin e Brendshëm për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top