Kuriozitete
Udhëtimi në “Schengen”, BE shpall hyrjen në fuqi të rregullave të reja
Udhëtimi në “Schengen”, BE shpall hyrjen në fuqi të rregullave të reja
Qytetarët e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit të cilave u janë hequr vizat 6-mujore, duhet të kenë plotësuar para se të udhëtojnë, formularët elektronikë. Si dhe pagesat që do të kryhen për verifikim
Shtetasit nga vendet e Ballkanit Perëndimor që do të duan të udhëtojnë drejt zonës “Schengen” do ta kenë këtë mundësi në të ardhmen, pasi të kërkohet miratimi nga shërbimet përkatëse të BE-së. Ata do të jenë të detyruar të kryejnë këto procedura, pavarësisht se vendet do të jenë të liruar nga vendosja e regjimit të vizave. Nga Komitetit për Liritë Civile të Parlamentit Evropian thuhet se i gjithë procesi “kompleks” dhe ky “sistem, nëse miratohet, nuk mund të hyjë në fuqi deri në fillim të 2020”, raporton SCAN.
“Miratimi do të kërkohet duke plotësuar formularin elektronik dhe reagimi i BE-së do të arrijë jo më vonë se 72 orë. Mbi bazën e të dhënave të gjetura, nëse personat përbëjnë një kërcënim për sigurinë, BE do të refuzojë lejen për të udhëtuar, sipas sistemit për autorizimin e udhëtimit (ETIAS)”.
Këtë propozim nga Komisioni Evropian e konfirmoi, së fundmi Komisioni për Liritë Civile (LIBE) në Parlamentin Europian, dhe pas saj PE miraton të gjitha organet përkatëse që do t’i përcillen për miratimit Këshillit të Ministrave të BE-së, raportojnë mediat serbe.
Sipas propozimit, qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve tjera, për të cilët nuk janë të nevojshme vizat për udhëtim në hapësirën Schengen, duhet të paguajnë për verifikim 10 euro, por ky shpenzim do të mbulojë periudhën për udhëtim brenda tri vjetësh, përkatësisht derisa të kenë vlefshmëri në pasaportë.
Nga pagesa e kësaj tarife do të përjashtohen personat nën 18 vjeç dhe mbi 60 vjeç, anëtarë të një familje në shtetet e BE, përfshirë këtu edhe studentët apo stafin shkencor.
Zëdhënësja e LIBE, Estefania Narilos tha për agjencinë e lajmeve serbe “Beta”, se i gjithë procesi i PE duhet të përfundojë deri në fund të vitit, ndërsa për sistemin ETIAS vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i Ministrave i BE-së.
“Qytetarët e Ballkanit Perëndimor që duan të udhëtojnë dhe nuk kanë nevojë për të marrë një vizë për “zonën Shengen”, BE-ja më parë do të duhet të kërkojë miratim nëpërmjet një formë elektronike në të cilën, përveç informacionit personal dhe pasaportës, do të kërkojë emrin dhe adresën e banimit e personit pritës në BE, të dhënat lokale për kontakt dhe vendin e hyrjes në BE”.
Në shpjegimin e propozimit për ETIAS theksohet se “ky sistem ka mundësuar verifikimin e hershme të udhëtarëve, të cilët nuk kanë nevojë për vizë dhe për ata për të cilët është vendosur nga BE që përbën një rrezik, kur është fjala për sigurinë, emigracionin e paligjshëm apo kërcënimin e sëmundjeve epidemike, miratimi do të refuzohet.”
Formati elektronik i kërkuar për një person për të udhëtuar pa viza në zonën “Schengen” automatikisht do të kontrollohen në bazat e të dhënave të BE-së, duke përfshirë Sistemin e Informacionit në “Schengen”, hyrjen në sistem/daljen, si dhe përmes bazës së shërbimeve policore evropiane, Europol dhe Interpol.
“Nëse aplikuesit i refuzohet leja, ai do të informohet për arsyet dhe do të gëzojë të drejtën e ankimimit, nëpërmjet gjykatës,” thuhet në propozim.Raportuesit në komitetin LIBE kanë deklaruar se ky mekanizëm do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme për forcimin e sigurisë së BE-së, kjo edhe në shërbim të sistemit të fortë dhe efektiv për mbrojtjen dhe sigurinë e kufijve”, thuhet në raport. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.