Kuriozitete
Humb jetën një shqiptar në Greqi, i ra në kokë pllaka metalike
Humb jetën një shqiptar në Greqi, i ra në kokë pllaka metalike
Një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht në Greqi, teksa ishte duke punuar. Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Kretë.
Sipas mediave greke, shqiptari, bashkë me dy persona të tjerë ishin duke transportuar një pllakë të madhe metalike, e cila i zuri poshtë.
Ky episod rezultoi fatal për shqiptarin 40-vjeçar, i cili gjeti vdekjen, ndërsa dy personat e tjerë mbetën të plagosur.
Ndonëse ata u transportuan me urgjencë në spitalin “Agios Nikolaos”, shqiptari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Sakaq, një prej punonjësve po mbahet nën kujdes intensiv, ndërsa i treti është jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por dyshohet se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.