Kuriozitete
Imuniteti i Tahirit, ish-ministri pas fjalës së shkurtër në kuvend braktis sallën
Imuniteti i Tahirit, ish-ministri pas fjalës së shkurtër në kuvend braktis sallën
Deputetët e Partisë Demokratike kanë zgjedhur një formë të veçantë për të protestuar në sallën e sotme të Kuvendit, ku pritet të votohet kërkesa e Prokurorisë për arrestimin ose jo të ish-ministrit Tahiri.
Në momentin kur deputeti i PS, Saimir Tahiri ka dalë dhe ka mbajtur një fjalë të shkurtër, ata kanë ngritur disa parulla ku shkruhej, ‘Qeveri e Krimit’, “Qeveri Mafioze”.
Ai u shpreh në nisje të kuvendit se: “Nuk mund ta gjej të vërtetën këtu. Rruga ime për drejtësi nuk ndalet këtu”.
Fill pas fjalës së shkurtër në foltoren e Kuvendit, deputeti Saimir Tahiri është larguar nga salla e parlamentit, por u shpreh i gatshëm të priste deri në fund vendimin që do merrnin sot kolegët deputetë.
Tahiri është parë në një moment të bisedojë me kreun e grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, e pasi i ka dhënë dorën është larguar nga salla. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.