Connect with us

Flamur Noka lëshon “bombën”: Dokumenti i prezantuar nga Tahiri është fals

Kuriozitete

Flamur Noka lëshon “bombën”: Dokumenti i prezantuar nga Tahiri është fals

Flamur Noka lëshon “bombën”: Dokumenti i prezantuar nga Tahiri është fals

Deputeti demokrat Flamur Noka ka bërë një deklaratë të fortë sot në Kuvend, pak para nisjes së votimit për heqjen ose jo për deputetin Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik droge.

“Dokumenti i paraqitur dje nga Tahiri së Kryesinë e Kuvenfit nuk është i regjistruar në protokoll, pra është fals”, u shpreh Noka.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik droge, në një dalje për mediat mesditën e së hënës, tregoi një dokument të prokurorisë së Katanias në Itali, duke thënë se në të thuhet nuk ka nisur asnjë procedim penal ndaj tij.

“Prokuroria e Katanias nuk ka gjetur asnjë herë një lidhje të vetme me mua për të nisur një procedim ndaj meje. Si ka mundësi që prokuroria jonë, që brenda 48 orëve kërkoi arrestimin tim. Në ato përgjime flitet për një Saimir që ka kamion dhe merret me thasë drogë, pra nuk mund të jem unë edhe bosi edhe shoferi edhe hamalli i drogës”, u shpreh ish-ministri.

Ai shtoi se dokumentin e gjeti në 48 orë, duke hedhur dyshime se si nuk e gjeti Prokuroria e Krimeve të Rënda në gjithë këto vite.

Por paraditen e sotme Kuvendi i Shqipërisë votoi kundër kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Me 75 vota kundër dhe 60 pro, Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top