Connect with us

Foshnja braktiset mes mbetjeve dhe sulmohet nga insektet, prindërit donin djalë

Kuriozitete

Foshnja braktiset mes mbetjeve dhe sulmohet nga insektet, prindërit donin djalë

Foshnja braktiset mes mbetjeve dhe sulmohet nga insektet, prindërit donin djalë

Pamjet e një foshnje të sapolindur mes një grumbulli plehrash po bëjnë xhiron e botës. Vogëlushja u braktis nga prindërit e saj, ndërkohë që u gjet nga një kalimtar i rastit.

Historia shokuese vjen nga India dhe ka ndodhur gjatë javës së kaluar. Befas një djalë dëgjoi rënkime dhe vendosi të kontrollojë.

Në tokë gjeti një foshnjë të sapolindur që qante me forcat e pakta që i kishin ngelur. Përreth saj ishin mbledhur një grup insektesh të cilat po e sulmonin.

Siç raporton “The Sun”, vogëlushja ishte lënë aty nga prindërit e saj në Bhopal, ndërkohë që policia dyshon se pas vendimit për braktisjen e vajzës, fshihen motive absurde.

Prindërit mund ta kenë braktisuar për shkak se dëshironin djalë dhe jo vajzë.

Vajza u gjet nga një djalë me emrin Dheeraj Rathore, i cili lajmëroi autoritetet. Fatmirësisht pas ndihmës së marrë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top