Connect with us

Zyrtari amerikan pyetet për Tahirin, Yee: Ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë

Kuriozitete

Zyrtari amerikan pyetet për Tahirin, Yee: Ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë

Zyrtari amerikan pyetet për Tahirin, Yee: Ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, është pyetur për çështjen “Tahiri”.

Ai tha se ligji duhet zbatuar njësoj për të gjithë, se askush nuk mund të ketë imunitet, dhe se individët nuk duhet të vihen në shenjëstër pse i përkasin një partie a një tjetre, por qeveria shtoi ai, duhet të japë shembullin se është seriozisht e angazhuar për të luftuar korrupsionin.

“Sinqerisht, nuk mund të flas dot mbi rastet individuale, por gjithsesi besojmë në disa parime. I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji.

Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës. Nuk besojmë se individët duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”, ka thënë zyrtari i lartë amerikan.

Yee ka vlerësuar arritjet e deritanishme të Shqipërisë drejt plotësimit të kushteve të integrimit.

“Më lejoni të them për Shqipërinë, se jemi shumë të kënaqur me përparimin që Shqipëria ka arritur dhe jemi të kënaqur që Shtetet e Bashkuara kanë pasur mundësinë të kontribuojnë në reformat, përfshirë këtu edhe reformat në drejtësi. Bashkërisht me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë të miratojë legjislacionin, të miratojë ndryshimet kushtetuese, me synimin që të forcojë sistemin e drejtësisë”, tha ai.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top