Connect with us

Shqiptari dëbohet nga Italia, dyshohet se kishte lidhje me terrorizmin

Kuriozitete

Shqiptari dëbohet nga Italia, dyshohet se kishte lidhje me terrorizmin

Shqiptari dëbohet nga Italia, dyshohet se kishte lidhje me terrorizmin

Dy shtetas, një shqiptar dhe një maqedonas, janë dëbuar nga autoritetet italiane.

Një veprim i tilla ka ardhur si masë parandaluese ndaj terrorizmit, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Ministria e Brendshme e Italisë ka deklaruar se shqiptari dhe maqedonasi mbanin marrëdhënie në rrjete sociale me një maroken të dyshuar si radikal islamik.

Të dy kishin “marrëdhënie të ngushta” nëpërmjet një rrjeti social me një maroken “të dëshmuar në pozita pro-islame”.

Hetimet kanë nxjerrë në dritë edhe kontaktet që ata kishin me ekstremistë në Kosovë, që janë arrestuar.

Edhe në profilet e tyre në rrjetet sociale, ata dukshëm shfaqnin sjellje anti-perëndimore.

27-vjeçari nga Shqipëria, dhe 36-vjeçari maqedonas u shoqëruan më pas në vendet e tyre respektive. /k.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top