Connect with us

“Vjeshtë 2017”, bllokohen 872 mijë euro dhe pasuri të paluajtshme

Kuriozitete

“Vjeshtë 2017”, bllokohen 872 mijë euro dhe pasuri të paluajtshme

“Vjeshtë 2017”, bllokohen 872 mijë euro dhe pasuri të paluajtshme

Në vijim të operacionit të koduar “Vjeshtë 2017”, policia e Lezhës ka nisur hetim për 30 persona dhe ka arritur të bllokojnë 872 mijë euro, të dyshuara se janë vënë nga veprimtari kriminale.

Ishte drejtori i policisë së Lezhës, Bledar Çeliku, ai që bëri publik detajet e operacionit, ku përveç parave, janë sekuestruar edhe pasuri të paluajtshme.

Konkretisht, janë referuar në Prokurorinë për Krime të Rënda Tirane 14 raste të hetimeve pasurore.

15 raste te veprës penale te “Pastrimit te produkteve te veprës penale”. Në bazë të këtyre referimeve, Gjykatat kanë vendosur sekuestro preventive për pasuri të dyshuara se kanë rrjedhur nga veprimtaria kriminale të cilat kapin shumën prej 872 mijë euro., citohet në njoftimin e policisë.

Pasuritë e vëna nën sekuestro preventive janë, godinë banimi 3 kate, bar kafe, 4 apartamente banimi, 4 automjete luksoze, 1 llogari bankare prej 41.000 Euro, 1 sipërfaqe toke pemëtore prej 15.000 m2. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top