Connect with us

Detaje nga krimi i dyfishtë në Gjirokastër, si i vrau kushëriri burrë e grua

Kuriozitete

Detaje nga krimi i dyfishtë në Gjirokastër, si i vrau kushëriri burrë e grua

Detaje nga krimi i dyfishtë në Gjirokastër, si i vrau kushëriri burrë e grua

Një krim i dyfishtë tronditi qytetin e Gjirokastrës mëngjesin e kësaj të mërkure, ku burrë e grua u vranë nga kushëriri i tyre, pas një konflikti për pronën.

Ngjarja u shënua në banesën e viktimave në zonën e njohur si “Sokaku i të marrëve” në lagjen “Palorto”, ku 70-vjeçari Apostol Kosta, ekzekutoi me armë zjarri djalin e xhaxhait të tij Aleko Kosta 64 vjeç, i njohur si instrumentist saksofoni dhe Afërdita Gjokoli Kosta, 50 vjeçe, me profesion mësuese.

Mësohet se i dyshuari ka hyrë në banesën e çiftit rreth orës 07.00 të mëngjesit pa i lajmëruar, ku ka hedhur një granatë dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Por duke parë se granata nuk ka shpërthyer, pasi rezultoi se detonatori ishte lagur, ai ka rrëmbyer një automatik që mbante në shtëpi dhe është rikthyer në banesën e çiftit, duke hapur zjarr.

Fqinjët tregojnë se ka dëgjuar të moshuarin duke bërtitur, “Jua tregoj unë qejfin. S’keni për ta gëzuar”… dhe më pas janë dëgjuar të shtënat. Fatmirësisht nga të shtënat ka shpëtuar djali 19-vjeçar i Afërditës, fryt i martesës së parë të saj, i cili në momentin e ngjarjes ishte duke fjetur në dhomën tjetër.

Më pas Apostol Kosta është rikthyer në banesën e tij, ku në gjendje shoku ka tentuar të vrasë veten, duke u plagosur me të njëjtën armë me të cilën u mori jetën të afërmve të tij.

Gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pasi i ndjeri Aleko dhe djali i xhaxhait të tij Apostoli, ishin në konflikt për një mur ndarës, ku çështja ka përfunduar në gjykatë, ku më 3 tetor, ishte vendosur në favor të viktimës. /a.y/noa.al

Mësuesja dhe muzikanti i njohur u vranë në sy të djalit, autori i dyshuar: Jam penduar

Kushëriri ekzekutoi burrë e grua me armë zjarri në banesë, më pas qëlloi veten

Krim i dyfishtë në Gjirokastër, vriten me armë zjarri burrë e grua

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top