Connect with us

Koreja e Veriut, ish shefi i 007 të SHBA: Rrezikohet lufta botërore

Kuriozitete

Koreja e Veriut, ish shefi i 007 të SHBA: Rrezikohet lufta botërore

Koreja e Veriut, ish shefi i 007 të SHBA: Rrezikohet lufta botërore

Ish numri një i inteligjencës amerikane, James Clapper, jep alarmin lidhur me Korenë e Veriut.

Në një intervistë për CNN, ai u shpreh i shqetësuar për rrezikun e shpërthimit të një lufte botërore.

Po ashtu kritikoi sjelljen e Presidentit amerikan Donald Trump, duke deklaruar se “rrezikon të shkaktojë një stuhi që mund t’i përfshijë të gjithë”, për shkak të reagimit të liderit koreano-verior, Kim Jong Un.

Pak ditë më parë, Trump nuk e përjashtoi hipotezën e një konflikti me Korenë e Veriut, duke deklaruar se SHBA janë gati të përgjigjen ndaj kërcënimeve.

Kohëve të fundit edhe CIA ndërhyri lidhur me këtë çështje, duke deklaruar se regjimi i Kim Jong-un do jetë në gjendje që të godasë SHBA, me një raketë balistike, brenda pak muajsh. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top