Connect with us

“Tahiri”, Lu: Nuk e di nëse është fajtor, por shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë

Kuriozitete

“Tahiri”, Lu: Nuk e di nëse është fajtor, por shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë

“Tahiri”, Lu: Nuk e di nëse është fajtor, por shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, reagon për herë të parë lidhur me akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik droge.

Në deklaratën e tij të parë lidhur me këtë rast, ai ka thënë se publiku duhet të dij të vërtetën.

“Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj dhe ju si qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën. E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike. I përket qytetarëve të Shqipërisë”, u shpreh Lu.

Më tej nënvizoi se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Deklarata e tij u dha në paraditen e kësaj të enjteje, në një aktivitet mbi arsimin, ku tha se në 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim.

“Ju nuk jeni gjyqtarë apo prokurorë, por jeni njerëz që votoni. Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i Kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit. Është përgjegjësia juaj të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje. Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë. Nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë”, tha ndër të tjera ambasadori amerikan. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top