Connect with us

Miriam Cani tregon si nisi historia e dashurisë me Alban Skënderaj

Kuriozitete

Miriam Cani tregon si nisi historia e dashurisë me Alban Skënderaj

Miriam Cani tregon si nisi historia e dashurisë me Alban Skënderaj

Ata janë bashkë prej dhjetë vitesh, ndërkohë që para dy vitesh zoti i bekoi me një vajzë të cilën e kanë quajtur Ameli.

Çifti i këngëtarëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, janë një prej çifteve më të dashur të showbizit dhe me siguri shumë prej fansave të tyre janë kurioz të dinë se si nisi historia e tyre e dashurisë.

E ftuar këtë të mërkurë në emisionin e pasdites tek Rudina Magjistari, Miriami rrëfeu momentin e njohjes me Albanin.

Ajo tregon se ishte i ati ai që këmbëngulte që të bënte një duet me Albanin.

“Më thoshte që në Shqipëri është një artist shumë i mirë dhe që do ju shkojnë zërat. E mori në telefon Albanin dhe direkt ma kaloi mua telefonin”, tha Miriami, duke treguar kështu se kjo ishte biseda e parë me Albanin.

Ajo shton se më tej rastësisht ajo dhe Albani u takuan në një aktivitet në Zyrih, ku ishin të ftuar dhe aty nisi gjithçka.

Më tej Miriami tregon se bënë dhe këngën bashkë dhe lidhja sa vinte e konsolidohej.

Pas afro dy vitesh mungesë në ekran, Miriami është bërë pjesë e trajnerëve të spektaklit të talenteve për fëmijë “The Voice Kids”. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top