Connect with us

Tjetër largim nga ekrani i Top Channel, gazetari jep dorëheqjen

Kuriozitete

Tjetër largim nga ekrani i Top Channel, gazetari jep dorëheqjen

Tjetër largim nga ekrani i Top Channel, gazetari jep dorëheqjen

Për Top Channel, Idro Seferi, Beograd”. Nga sot e tutje këtë frazë gjatë raportimit “live” nuk do ta dëgjoni më në edicionin e lajmeve në Top Channel. Idro Seferi ka njoftuar se ka dhënë dorëheheqjen pas 10 viteve punë në këtë televizion. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ai ka falenderuar të gjithë kolegët e TCH, duke theksuar se largimi i tij vjen për arsye personale, për një punë më pak voluminoze.

Statusi i plotë i Idro Seferit

"Të dashur miq mbi 10 vjet pune në Beograd kam patur nderin dhe kënaqësinë të jem pjesë e historisë që nga Trojka për Kosovën si vazhdim i bisedimeve në Vjenë, zgjedhje, ndërrime pushtetesh e betejash të pafundme për të shkuarën dhe të ardhmen. Kam patur nderin dhe kënaqësinë të raportoj nga çdo cep i ish-Jugosllavisë, të jem pjesë dhe të bëj një punë që unë e konsideroj të rëndësishme duke shkuar në çdo vendngjarje të mundshme, nga kriza e marrëdhenieve shqiptaro-serbe, shpallja e pavarësisë së Kosovës, ngjarje e arrestime të të kërkuarve të Hagës, raportime nga shtëpia e Ratko Mlladic, nga ngjarje të tjera, futja e Shqipërisë në NATO, e më pas në Zagreb për zyrtarizim, zgjedhjet atje e deri tek shtëpia e Melania Trump në një paralagje të Sevnicës në Slloveni.

Nga Zvorniku, Srebrenica, Mostari, Visoko, Sarajeva, Tuzla, Zjenica, Konjic, Vitez, Vukovar, Osjek, Zagreb, Rijeka, Crikvenica, Shkup, Preshevë e Tetovë, Gostivar, Kosovë e në tërë Serbinë ose siç kanë thënë dikur nga Vardari e deri në Trigllav dhe duke garuar me media e gazetarë të rëndësishëm. Për mbi dhjetë vjet kam shkruar gati për secilin person që ka qenë i rëndësishëm dhe jam munduar të jem edhe atje ku nuk ka qënë e mundur dhe të sjell diçka me ndryshe në gjuhën shqipe.

Shpesh ka qenë kënaqesi të përfaqësoj më shumë se mediumet ku kam punuar duke treguar simbolikën se të gjithë, pavarësisht se prej nga janë, mund të bëjnë dhe dinë të bëjnë media dhe televizion. Kam takuar, intervistuar dhe parë shumicën e burrështetasve të Ballkanit dhe ngjarjeve me rëndësi, madje edhe para mediave ndërkombëtare shumë më të fuqishme se sa të gjithë ne. Jam munduar që me dinjitet ti rri besnik profesionit dhe më vjen keq nëse mundesitë nuk kanë qenë më të medha.

Kam punuar dhjeta emisione e dokumentar dhe shumë personazhe për herë të parë Më nuk do të jem gazetar i Top Channel. I falenderoj kolegët për punë të gjatë dhe të palodhshme dhe gjithë stafin dhe drejtuesit e Top Channel që më kanë dhënë mundësi e hapësirë të tregoj se çfarë di dhe të mësoj e të ngris gjithmonë veten dhe ofertën ndaj publikut. Të gjithëve na ndahen idetë dhe interesat në momente të caktuara dhe mënyra se si i vleresojmë gjërat si njerëz është gjithmonë subjektive, po aq sa është gazetaria megjithatë një pershtypje personale mbi ngjarjet që ne shohim. Arsyet e largimit janë të natyrës teknike dhe të vendimit personal për ta parë veten më qetë pas një volumi të madh të punës. Më shumë se kaq nuk dua ta komentoj dhe për mu atë gjithë tek Top Channel janë miq.

Për mua TCH mbetet një etapë prozaike, e pa imagjinueshme dhe një nderë për mua të bëj një punë që sdo të përsëritet dy herë! I falenderoj të gjithë ata miq, bashkëbisedues e kolegë në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët dhe ata në vendet tjera që nuk kanë kursyer asnjëherë asgjë për mua duke më bërë të kuptoj që njerëzit janë njerëz pavarësisht se në çfarë gjuhe flasin. E falenderoj gjithë familjen time e të afërmit që kanë treguar durim me marrezitë e mija dhe dashurinë ndaj profesionit duke i vënë shpesh në pozita për të menduar për mua më tepër se sa që duhet. Shpresoj së shpejti takohemi në media e ekrane të tjera…!" /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top