Connect with us

Sherri për borxhin e pashlyer përfundon në armë, ku ndodhi ngjarja

Kuriozitete

Sherri për borxhin e pashlyer përfundon në armë, ku ndodhi ngjarja

Sherri për borxhin e pashlyer përfundon në armë, ku ndodhi ngjarja

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti mes dy personave, ku pas kërcënimeve me fjalë, ishte marrë edhe arma.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme, midis dy personave në fshatin Shumbat, njësia Sllovë, në Dibër.

Konflikti po përshkallëzohej në orët e mbrëmjes, ku njëra palë në konflikt kishte një armë zjarri automatik kallashnikov me vete.

Efektivët kanë ndërhyrë në kohë ku kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Jetmir Kades, 35 vjeç, banues në fshatin Shumbat.

I arrestuari ishte konfliktuar në orët e pasdites së të mërkurës me shtetasin A.D., për një sasi lekësh rreth 9 mijë lekë të reja që ky i fundit ja kishte borxh.

Konflikti ishte përshkallëzuar në ofendime e kërcënime në orët e mbrëmjes, ku Kade, kishte marrë armën e zjarrit, ku dyshohet se ka qëlluar në ajër para banesës së tij dhe më pas kishte shkuar rreth 300 metra larg banesës për tu sqaruar me A.D.

Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top