Connect with us

Dosja “Doshi-Frroku-Bami” rikthehet tek Krimet e Rënda për gjykim

Kuriozitete

Dosja “Doshi-Frroku-Bami” rikthehet tek Krimet e Rënda për gjykim

Dosja “Doshi-Frroku-Bami” rikthehet tek Krimet e Rënda për gjykim

Gjykata e Lartë heq dorë nga gjykimi i dosjes penale ndaj Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Durim Bamit. Dosja është duke vendosur kalimin e saj te Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Vendimi është dhënë të enjten bazuar në ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale, pjesë e reformës në drejtësi.

Sipas këtyre ndryshimeve, kjo çështje nuk mund të gjykohet më nga Gjykata e Lartë pasi kompetencën për shqyrtimin e saj e ka Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Të pandehurit Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami akuzohen nga prokuroria për “kallëzim të rremë”. Sipas prokurorisë, ata dyshohet se kanë shpikur historinë e atentatit ndaj deputetit Tom Doshi.

Procesi ndaj tyre në Gjykatën e Lartë kishte nisur prej më shumë se një viti ndërsa tani, Krimet e Rënda pritet të fillojnë shqyrtimin e çështjes nga e para.

Për çështjen hetimore e cila pas qëndrimit të Doshit se Durim Bami ishte ndërmjetësuar për të kryer vrasjen e tij, në Projurorinë Krimeve të Rënda u thirrën personalitete të jetws politike në vend, që nga Kryeministri Rama, ish-kryeministri Berisha, Presidenti Meta, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e një sërë deputetësh. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top