Connect with us

Shkelën rregullat e qëndrimit, Franca dhe Belgjika dëbojnë 31 shqiptarë

Kuriozitete

Shkelën rregullat e qëndrimit, Franca dhe Belgjika dëbojnë 31 shqiptarë

Shkelën rregullat e qëndrimit, Franca dhe Belgjika dëbojnë 31 shqiptarë

Autoritetet franceze dhe ato blege kanë riatdhesuar 31 shtetas shqiptarë, të cilët u konstatuan se ishin shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Schengen.

Ata mbërritën me avion mbrëmjen e djeshme në aeroportin “Nënë Tereza”.

FRONTEX, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, atë franceze dhe belge kanë organizuar fluturimin me avion për të riatdhesuar këta persona.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të plotësojnë kriteret e lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Europian.

“Shqipëria është një vend i origjinës së sigurt dhe çdo tentativë për të shkelur rregullat e lëvizjes së lirë nga ana e shtetasve shqiptar, do të ketë pasoja për ta. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u kërkojnë të gjithë qytetarëve të mos aplikojnë për azil, pasi asnjë kërkesë qoftë politike apo ekonomike nuk pranohet. Shanset për të fituar azil janë zero”, thuhet në njoftim.

Nuk është hera e parë që shtetas shqiptarë riatdhesohen për arsye të shkeljes së rregullave të qëndrimit në vendet e Bashkimit Europian. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top