Connect with us

Mblidhet Këshilli Ekonomik Kombëtar, Rama: Do kemi qasje të re me sipërmarrësit

Kuriozitete

Mblidhet Këshilli Ekonomik Kombëtar, Rama: Do kemi qasje të re me sipërmarrësit

Mblidhet Këshilli Ekonomik Kombëtar, Rama: Do kemi qasje të re me sipërmarrësit

Në mbledhjen e parë të Këshillit Ekonomik Kombëtar, Kryeministri Ed Rama e vuri theksin te përmirësimi i komunikimit me sektorët e tregut.

Ai u shpreh se ministria e Shtetit për Sipërmarrjen do të luajë rolin e avokatit mbrojtës në këtë aspekt, teksa nënvizoi se deri më tani janë “trajtuar 49 raste komunikimi të drejtëpërdrejtë të një sipërmarrje me qeverinë”.

“Dua të nënvizoj se jemi të prirur të përmirësojmë komunikimin me sektorët e tregut. Ndërveprimi mes nesh mund të jetë më efektiv dhe efikas. Jemi këtu për të mbrojtur botën e sipërmarrjes, për të qenë avokatë të saj, për të vënë në lëvizje përmes Ministrisë së Shtetit, ministrin përkatës për çdo lloj problemi. Kemi trajtuar 49 raste komunikimi të drejtëpërdrejtë të një sipërmarrje me qeverinë, disa janë zgjidhur disa janë në proces”, tha Kryeminstri.

Duke u ndalur te qasja e qeverisë me sipërmarrjen, ai apeloi për zgjidhje racionale edhe në ato raste kur evidentohen shkelje, dhe jo zgjidhje përmes arbitraritetit. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top