Connect with us

Meta takon zyrtaren e lartë të Serbisë: Mbështesim diologun me Kosovën

Kuriozitete

Meta takon zyrtaren e lartë të Serbisë: Mbështesim diologun me Kosovën

Meta takon zyrtaren e lartë të Serbisë: Mbështesim diologun me Kosovën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Nënkryetaren e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë, Gordana Čomić, e cila është njëkohësisht aktiviste e “Rrjetit Politik të Grave” dhe po zhvillon një vizitë pune dyditore në Shqipëri, për të marrë pjesë në Forumin me temë: “Shqipëria dhe Serbia, drejt një të ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Evropian”.

Meta përshëndeti vizitën e zonjës Čomić në Shqipëri, duke e përgëzuar për pjesëmarrjen në një forum të organizatave joqeveritare dhe theksoi se këto lloj iniciativash dhe forumesh, që nxisin e promovojnë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe rrisin kontaktet mes njerëzve, duhen mbështetur e inkurajuar më shumë.

Ndërsa duke iu referuar marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Serbi, Presidenti Meta, vlerësoi ecurinë e tyre pozitive dhe frymën e mirë të bashkëpunimit në rritje.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e forcimit të mëtejshëm të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit rajonal, duke e konsideruar atë si një element thelbësor, jo vetëm për konsolidimin e paqes dhe rritjes së sigurisë në rajon, por edhe në kuadër të axhendës evropiane dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst, Presidenti Meta vlerësoi edhe mesazhet më të fundit inkurajuese që vijnë nga palët për mundësinë e rivitalizimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top