Connect with us

Humb jetën fëmija i vogël, bie në gropën e ujërave të zeza

Kuriozitete

Humb jetën fëmija i vogël, bie në gropën e ujërave të zeza

Humb jetën fëmija i vogël, bie në gropën e ujërave të zeza

Një fëmijë 2-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë në një gropë të ujërave të zeza.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gril, në Malësinë e Madhe. Trupi i pajetë ka mbërritur në spitalin rajonal të Shkodës rreth orës 18:30 të së mërkurës në spitalin e Shkodrës.

2 vjeçari me inicialet D.M nuk kishte shenja jete, shkruan ShkodraNews.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve mësohet se ka rënë në një gropë të ujërave të zeza në afërsi të banesës së tij.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

2 vjeçari ka qenë duke luajtur në afërsi të banesës kur në një moment është shkëputur duke rënë brenda kanalit dhe duke humbur jetën.

Familjarët janë munduar që ta nxjerrin me shpejtësi por i mituri, si shkak i rënies në gropën e ujërave të zeza ka humbur jetën.

Mjekët e kanë pasur të pamundur që t’i japin ndihmën e parë për shkak se 2-vjeçari mbërriti në spital pa shenja jete.

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top