Connect with us

Bëjeni këtë që të dukeni perfekt në fotot e verës (Foto)

Kuriozitete

Bëjeni këtë që të dukeni perfekt në fotot e verës (Foto)

Të gjithë duam që fotografitë e pushimeve të jenë mjaftueshëm të mira për t’ua treguar miqve tanë dhe për t’i postuar në rrjetet sociale.

Por, një pozitë qesharake ose një kënd i gabueshëm na bën që ne të nxjerrim fotografi të këqija.

Më poshtë i keni 12 gabimet që i bëni kur pozoni për fotografi të verës. Prej tani fotografitë tuaja do të jenë shumë më të mira!

#12. “Këmba e dyfishtë”

Gabim. Këmbët janë në vijë të drejtë, duke krijuar efektin e një këmbe të gjerë dhe duke shkatërruar fotografinë e bukur.

Saktë. Njëra këmbë sipër tjetrës. Shihen lehtë që të dyja këmbët, nuk bashkohen, dhe duken mjaft bukur.

#11. Gjunjët në drejtim të kamerës

Gabim. Kur gjunjët janë në drejtim të kamerës, trupi dhe gjymtyrët duken të vegjël.

Saktë. Pozita gjysmë-i kthyer thekson vijat e trupit dhe këmbët shihen më lehtë, transmeton Gazeta Express.

#10. Pamja nga lartë

Gabim. Një pamje nga lartë prish proporcionet e fytyrës. Qafa zhduket dhe çdo gjë duket keq.

Saktë. Bëjeni një foto në nivel të syrit. Kjo mban proporcionet dhe qafa do të shihet lehtë.

#9. Theksi nuk është në fytyrë

Gabim. Për shkak të këndit të keq, qafa mund të duket keq dhe trupi mund të duket pa formë.

Saktë. Pozicioni i njëjtë nga këndi i ndryshëm. Fokusohuni në fytyrë. Do të ndjeheni edhe më rehat në këtë pozë.

#8. Shumë afër ujit

Gabim. Nëse mjekra është shumë afër ujit, qafa do të zhduket dhe proporcionet e fytyrës do të thyhen.

Saktë. Duhet të ketë të paktën 10-15cm hapësirë në mes të mjekrës dhe ujit. Më pas qafa do të duket qartë dhe e gjithë vëmendja do të kthehet tek fytyra.

#7. Në gjunjë

Gabim. Kjo pozë mund t’i zhdukë pjesët e poshtme të trupit dhe belin. Duket keq dhe jo natyrshëm.

Saktë. Pozita gjysmë-i kthyer do të krijojë vija të lakuara të trupit dhe forma të bukura, transmeton Gazeta Express.

#6. Pozicioni ushtar

Gabim. Kjo pozë fsheh format e trupit, personi duket keq dhe gjunjët zhduken krejtësisht.

Saktë. Një pozë e kthyer shfaq vijat e trupit dhe pozicioni i saktë i këmbëve i bën ato të duken më të holla dhe më të gjata.

#5. Këmbët në drejtim të kamerës

Gabim. Sa më shumë që këmbët drejtohen kah kamera, aq më të shkurtra do të duken.

Saktë. Është mirë të ktheheni pak. Do të dukeni më bukur, më qartë dhe me më shumë forma.

#4. Fotografitë e njëjta

Gabim. Pëlqejeni apo jo, pozicioni ulur nuk është gjithmonë i mirë.

Saktë. Poza gjysmë-e shtrirë është një alternativë më e mirë. Kjo ju bën të dukeni shumë më seksi.

#3. Gjunjët afër mjekrës

Gabim. Sa më afër mjekrës këmbët, aq më shumë prishen proporcionet e trupit.

Saktë. Pozicioni gjysmë-i shtrirë, ku njëra këmbë është para tjetrës, tregon në mënyrë perfekte vijat e trupit.

#2. Mos u mbështetni në gjëra

Gabim. Kur dora mbështetet në kokë, e bën foton të rëndë dhe personi duket i lodhur.

Saktë. Mos e vendosni tërë trupin në karrige. Bashkoni gjunjët dhe pushoni në një krah lehtësisht të lakuar.

#1. Shikojeni pozën tuaj

Gabim. Për shkak të një poze të keqe, barku mund të shfaqet i madh dhe qafa mund të zhduket krejtësisht.

Saktë. Mos rrini shtrembër. E gjitha çfarë duhet të bëni është që ta drejtoni shpinën. Dhe ky rregull funksionon jo vetëm gjatë bërjes së fotografive.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top