Connect with us

TAHIRI I PËRGJIGJET POZITIVISHT PROKURORISË, PARAQITET TE KRIMET E RËNDA PËR TË DËSHMUAR

Kuriozitete

TAHIRI I PËRGJIGJET POZITIVISHT PROKURORISË, PARAQITET TE KRIMET E RËNDA PËR TË DËSHMUAR

TAHIRI I PËRGJIGJET POZITIVISHT PROKURORISË, PARAQITET TE KRIMET E RËNDA PËR TË DËSHMUAR

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Prokurorisë për tu paraqitur për të dëshmuar.

Në orën 14:00 Tahiri është parë në ambientet e Prokurorisë për Krime të Rënda, ku edhe do të dëshmojë në lidhje me dosjen “Habilaj”.

Tahiri nuk ka pranuar të flasë për gazetarët në momentin kur ka hyrë në Prokurori, por thjesht i ka përshëndetur.

Deputeti socialist do të merret në pyetje në prani edhe të dy avokatëve të tij Artan Hajdari dhe Maks Haxhia. Kërkesa që Tahiri të paraqitet u bë një ditë pas kontrollit që iu bë në banesën e tij.

Kërkesa është firmosur ditën e djeshme nga Prokurori Besmir Hajdarmataj, por nuk ka datë se kur Tahiri duhet të paraqitet, ndërkohë që ai nuk ka humbur kohë duke shkuar mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë.

Ndërkohë gjatë kontrollit të djeshëm i cili ka vijuar për rreth 2 orë, oficerët kanë heshtur duke mos nxjerrë asnjë detaj nga puna e tyre, por është mësuar se ata kanë marrë nga shtëpia e Tahirit disa bizhuteri të bashkëshortes së tij, për të verifikuar nëse janë ato që përmenden në dosjen e Habilajve ku dy shokët flasin se i kanë dhuruar byzylyk me vlerë 9 mijë euro.

Në dosjen me 416 faqe të prokurorisë italiane për grupin e Habilajve, ku del disa herë emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri flitet dhe për dhuratat që ata thuhet se i kanë bërë nënës dhe gruas së ish- ministrit Saimir Tahiri. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top