Kuriozitete
Shokuese! Shikoni si elefantët vrasin njerëzit
Shokuese! Shikoni si elefantët vrasin njerëzit
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe një është plagosur rëndë pasi elefantët e egër sulmuan papritur një fshat në Indinë Lindore.
Pamjet janë vërtetë shokuese, teksa njëri prej viktimave shihet se si edhe i vdekur përplaset nga kafsha gjigante. Katër elefantë u larguan nga kopetë e tyre dhe hynë në fshatin Bhatar, në shtetin e Bengalit të dielën në mëngjes.
Ministri i pyjeve tha se elefantët ishin nxehur me banorët, të cilët i kishin gjuajtur me gurë në përpjekje për t’i trembur. Ai tha se elefantët e tërbuar hynë në fshat, duke shkaktuar panik dhe duke shkelur e shkatërruar gjithçka që ju dilte para.
Zyrtarët e pyjeve u thirrën për ndihmë dhe një nga elefantët ngordhi pasi u godit me një qetësues. Të tjerët, u larguan.
Ministria e Pyjeve të Bengalit synon të rivendosë dhe të mbrojë habitatet e elefantëve të egër, për të cilat ekspertët thonë se do të zvogëlonte rrezikun e fshatrave të tyre. /k.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.