Connect with us

Një djalë i ri gjendet i vdekur në minierën e kromit në Bulqizë

Kuriozitete

Një djalë i ri gjendet i vdekur në minierën e kromit në Bulqizë

Një djalë i ri gjendet i vdekur në minierën e kromit në Bulqizë

Një djalë i ri humbi jetën tragjikisht dhe policia lokale tha se kreu hetime mbi vdekjen e të riut dhe shkaqet që çuan në ngjarjen fatale.

Djaloshi E.K., 30 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Fushë-Bulqizë, është viktima i ngjarjes së ndodhur dje te “Zona D”, në minierën e kromit në Bulqizë.

Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë Bulqizë thanë se po hetojnë për ngjarje aksidentale.

“Mësohet se i riu ka vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve në galerinë ku ai po punonte.

Miniera ku është dëmtuar punëtori i kompanisë private, gjendet te “Zona D” dhe hetimet të çojnë në bindjen se kemi të bëjmë me vdekje të ardhur nga rrëshqitja e gurëve në punë e sipër”, – u shpreh policia lokale.

Ngjarja sot u referua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për ndjekje të mëtejshme.

Janë të shpeshta rastet e aksidenteve me vdekje në minierat e Bulqizës, duke marrë jetë njerëzish të në më të shumtën punojnë në kushte jashtë standardit të nevojshëm të sigurisë në miniera. /noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top