Kuriozitete
Puseta shpërthen në flakë, panik te qytetarët
Puseta shpërthen në flakë, panik te qytetarët
Flakët e një zjarri kanë përfshirë dy rrugë të Sheffield në Angli, të cilat janë shkaktuar prej një incidenti elektrik nga puseta.
Pamjet janë filmuar nga kalimtari, Stefan Flint që tha:
“Unë dhe miku im ishim duke pirë diçka dhe po vinte ajër i ngrohtë nga muret, derisa pamë qartë flakët.
Ishte shumë tronditëse pasi është zonë studentore, por njerëzit po qëndronin larg tyre.”
Fatmirësisht nuk është raportuar asnjë i lënduar, por dy rrugë kryesore janë bllokuar tërësisht. Policia njoftoi se të gjithë duhet të shmangin udhëtimin me makinë nga ato zona pasi do ketë vonesa të mëdha. /k.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.