Connect with us

Rama: Politika nuk është punë e keqe, mund të bëjë keq kur si bënë punët mirë

Kuriozitete

Rama: Politika nuk është punë e keqe, mund të bëjë keq kur si bënë punët mirë

Rama: Politika nuk është punë e keqe, mund të bëjë keq kur si bënë punët mirë

Nga Akademia Politike, kryeministri i vendit Edi Rama teksa nënvizoi rëndësinë e këtij institucioni u ndal edhe tek partia që ai drejton, ndërsa theksoi se PS nuk është qëllim, por instrument i këtyre synimeve. Kreu i qeverisë tha se Akademia Politike u hap dyert të gjithë të rinjve shqiptarë.

"Partia Socialiste nuk ka rëndësi qëllimin, por instrumenti për qëllimet tona. Politika nuk është një punë e keqe, por mund të bëjë shumë keq kur nuk i bënë punët mirë", tha Rama.

Më tej Rama ka ftuar sërish qytetarët t'i drejtohen portalit "Shqipëria që duam", sepse, garantoi ai, " aty mund të komunikoni direkt me mua ose me anëtarët e kabinetit" për problemet që keni.

"Qeverisja me njerëzit është një mundësi reale. Teknologjia na jep mundësi reale, që politikën ta zgjerojmë si proces ku përfshihen njerëzit e zakonshëm. Platforma “Shqipëria që duam” është në dispozicion si aplikacion. Mjafton ta shkarkoni në telefon dhe aty keni hapësirën tuaj për të qenë pjesë dhe bëhet anëtar gjithkush i koalicionit qeverisës dhe ka mundësi të komunikojë direkt me mua apo anëtarë të kabinetit për çdo kërkesë. Pra, çdo kërkesë, ankesë, dëshirë menjëherë merret në konsideratë nga qeveria drejtpërdrejtë.

Çdo anëtar i kabinetit ka përgjegjësinë për t’i ndjekur ato që shprehin njerëzit. Nuk ka asnjë mundësi që fjalët e shkruara t’i marrë era, që gjërat që drejtohen në atë platformë të mos drejtohen, sepse pas ekranit të Iphone qëndrojnë 25 persona në mënyrë të dedikuar pa orar për t’iu përgjigjur të gjitha ankesave, jo ata vetë, por që të shkojnë në tryezën e qeverisë dhe qeveria përgjigjet. Nuk jemi në kushtet që të shkruajmë letra," theksoi Rama. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top