Kuriozitete
I ngulet shufra e hekurit në kraharor, shoferi shpëton mrekullisht
I ngulet shufra e hekurit në kraharor, shoferi shpëton mrekullisht
Një shofer mund të quhet personi më me fat në botë për shkak se i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti tragjik.
33 vjeçarit i hyri shufra e hekurit në anën e djathtë të kraharorit. Ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje duhej ta mbanin në gjendje të stabilizuar e për rrjedhojë nuk i hoqën shufrën deri sa u transportua për në spital.
Mjekët më pas e kanë futur në sallën e operacionin, ndërhyrje kirurgjikale e cila ka zgjatur për rreth 7 orë.
Shufra metalike 40 centimetra u hoq me sukses nga kraharori i pacientit, ndërsa mjekët pastruan gjithashtu edhe indet e dëmtuara dhe rregulluan enët e gjakut përreth zonës së dëmtuar.
Pacienti ndodhet ende nën kujdes intensiv, por fatmirësisht mundi të shpëtojë nga ky aksident i rëndë. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.