Connect with us

Vrau e çiftin Kosta, flet gruaja e tij: Të dënohet për ç’ka bëri, por të zbardhet arsyeja pse arriti deri aty

Kuriozitete

Vrau e çiftin Kosta, flet gruaja e tij: Të dënohet për ç’ka bëri, por të zbardhet arsyeja pse arriti deri aty

Vrau e çiftin Kosta, flet gruaja e tij: Të dënohet për ç’ka bëri, por të zbardhet arsyeja pse arriti deri aty

Gruaja e agresorit Apostol Kosta, i cili qëlloi për vdekje çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta, ka folur për herë të parë për ngjarjen e ndodhur dhe rrethanat që sollën atë. Në një prononcim për Report tv, 69 vjeçarja Fotini Kosta rrëfen momentet e vrasjes dhe ngjarjen pas saj.

Ndërkaq ka apeluar tek organet shtetërore që të zbardhen shkaqet dhe arsyet që sollën deri në ekzekutimin e çiftit Kosta. Fotini Kosta, shprehet se shkak i konflikteve, kanë qenë dy objekte, muri që ndan pronësinë territoriale mes të dy banesave, si dhe një objekt përdhes i ndërtuar pa leje nga Aleko Kosta.

“Atë mëngjes kishim radhën e qumështit, burri më solli qumështin brenda në shtëpi dhe doli jashtë në oborr, në atë moment doli në oborr, pas pak dëgjova krismën e armës. E pyeta çfarë bëre? Më pa ashpër”, tha Fotini Kosta.

Fotini Kosta ka thënë se këto akte ishin fill pas vendimeve gjyqësore në favor të tyre. Fotini Kosta, disponon edhe një deklaratë noteriale të nënshkruar nga vëllai i Aleko Kostës ku pranohet se e ëma e tij dhe rrjedhimisht edhe e viktimës Sofia, e kishte lënë amanet që muri ndarës t’i lihej Apostolit që të krijonte mundësinë e ndërtimit të shkallës për në katin e dytë.

Marrëdhëniet me atë familje i kemi pasur të shkëlqyera, kanë qenë të kënaqur. Konflikti lindi për murin, murin ai na e dha vet, që kur u martua ndryshoi mendimin. “Kur Aleko Kosta u martua me nusen e re, ai ndryshoi tërësisht qëndrim duke armiqësuar raportet mes dy familjeve tona”, shprehet Fotini Kosta.

Zonja Kosta, dënon aktin e të shoqit të vetë dhe ka kërkuar dënim maksimal për vrasjen e kryer nga ai, por njëkohësisht e ka vlerësuar si një njeri që nuk i binte askujt në qafë ndonëse provokohej vazhdimisht nga viktimat. “Kërkoj nga shteti ta zbardhë të plotë ngjarjen, duam të dimë arsyen se pse arriti deri këtu. Nuk dua të më mbeten fëmijët me një njollë”, shprehet ajo.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top