Connect with us

Shkarkohen drejtorët e burgjeve, Gjonaj: Nuk do të tolerojmë abuzimin me detyrën

Kuriozitete

Shkarkohen drejtorët e burgjeve, Gjonaj: Nuk do të tolerojmë abuzimin me detyrën

Shkarkohen drejtorët e burgjeve, Gjonaj: Nuk do të tolerojmë abuzimin me detyrën

Ministria e Drejtësisë ka firmosur shkarkimin e një sërë drejtorësh të burgjeve si dhe ka bërë thirrje publike për hapjen e konkursit për emërimin e 23 drejtuesve të rinj të burgjeve.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një konferencë për mediat, e cila ka theksuar se mes tyre ka pasur edhe perona që kanë rezultuar të dënuar më parë siç ishte ai i drejtorisë në burgut në Sarandë.

“Sot hapim garën për 23 drejtues të burgjeve dhe paraburgimeve në të gjithë vendin. Nuk do të tolerojmë abuzimin me detyrën”, tha ajo.

Janë shkarkuar nga detyra drejtorët e burgjeve: Peqin, Rrogozhinë, Lushnje, Durrës, Lezhë, Tepelenë, Berat, Sarandë.

Nga kontrollet e muajve të fundit, janë konstatuar qindra raste të futjes në burgje të objekteve të ndaluara, që cenojnë sigurinë.

Gjonaj theksoi se nuk do të ketë më emërime politike në burgje, por vetëm profesionistë. Ministrja garantoi se në vendet bosh të drejtorëve janë komanduar profesionistë me vjetërsi dhe merita.

Ajo ka njoftuar gjithashtu se së shpeti do të hapet edhe burgu më i ri në vend, që është ai i Shkodrës. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top