Connect with us

I ndau trupin më dysh tregtarit, lihet i lirë deputeti. I vëllai bën deklaratën “bombë”, ja ç’thotë

Kuriozitete

I ndau trupin më dysh tregtarit, lihet i lirë deputeti. I vëllai bën deklaratën “bombë”, ja ç’thotë

Deputeti i PDIU Aqif Rakipi përplasi ditën e djeshme me makinën e tij tip “Benz” ngjyrë të zi me targa AA002 CY në aksin Durrës-Tiranë një 54-vjeçar.

Tregtari nga Kashari i quajtur Seit Sorra u masakrua nga përplasja dhe këmbët e tij u ndanë nga trupi në mes të autostradës.

Rakipi është liruar me urdhër të Prokurorisë dhe pritet të hetohet në gjendje të lirë.

Ndonëse u largua nga vendngjarja, deputeti u vetëdorëzua në polici.

Familja e tij e ka mësuar lajmin nga mediat dhe ata thonë se vetëm pasi kanë marrë trupin nga morgu u është kërkuar një version mbi ngjarjen.

Disa të afërm të viktimës kanë qenë prezentë në vendngjarje.

Po presim çfarë do të vendosë Policia e Prokuroria. Pastaj do të flasim. Por është pa logjikë që të lihet i lirë një njeri që i mori jetën një tjetri. Ai vrau një njeri, nuk ishte kafshë vëllai im. Pse është deputet, dënimin duhet ta marrë si gjithë njerëzit e tjerë”, -ka thënë vëllai i viktimës.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top