Connect with us

Pak sekonda larg vdekjes, burri kap në foto ‘engjëllin mbrojtës’ (Foto)

Kuriozitete

Pak sekonda larg vdekjes, burri kap në foto ‘engjëllin mbrojtës’ (Foto)

Një burrë, i cili i shpëtoi vdekjes për mrekulli thotë se një foto e shkrepur në vendngjarje tregon se ai ka një engjëll mbrojtës.

56 – vjeçari Steve Montgomery, nga Missouri, po kthehej me makinë nga puna kur boshti i një automjeti fluturoi në afër dhe përfundoi në xhamin e parmë të makinës së tij, në kahun e shoferit.

Montgomery rrëfeu se e kishte parë të gjithë këtë skenë përpara syve, sëbashku me shufrën prej hekuri që fluturonte në ajër.

Boshti ishte përpara fytyrës time, nuk duhej të isha këtu duke folur me ju…” tha burri për amerikanen Fox.

Për fatin e tij të mirë, ai ia doli që të ulej në kohë dhe të ndalonte makinën ndonëse nuk mund të shihte gjë.

Makina përpara tij ndaloi, duke besuar se kishte vdekur.

Në vendngjarje shkoi shërbimi i emergjencës, por ata shtangën kur e panë Montgomery -n që ishte shëndoshë e mirë.

Në një prej fotografive që ai bëri nga vendi i ngjarjes, 56 – vjeçari kapi një dritë të bardhë në qiell, në formën e një V -je.

Teksa disa besojnë se bëhet fjalë për një refleksion, Montgomery mendon se është shenjë nga lart.

“Isha poshtë, nuk mund ta shihja rrugën që të hapja krahun për të ndaluar makinën, dikush tjetër po i jepte automjetit. Mendoj se ishte një engjëll”, tha 56 – vjeçari./tvklan.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top