Connect with us

Digjet makina e kandidates për deputete, nuk bën denoncim në polici

Kuriozitete

Digjet makina e kandidates për deputete, nuk bën denoncim në polici

Digjet makina e kandidates për deputete, nuk bën denoncim në polici

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Tepelenë. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mustafa Matohiti”.

Menjëherë kanë shkuar shërbimi zjarrfikës dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se automjeti tip “Benz”, me targa AA 400 LH, në pronësi të shetases E.B, ishte përfshirë nga flakët dhe për pasojë ishte djegur pothuaj plotësisht.

Mjeti, në moment që është përfshirë nga flakët, ka qenë i parkuar. Nga veprimet e para hetimore të kryera, si dhe nga deklarimet e dhëna nga bashkëshorti i shtetases Erjola Braha, dyshohet se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.

“BalkanWeb” mëson se mjeti është në pronësi të Erjola Brahas, ishdrejtoreshë e spitalit Tepelenë dhe ish-kandidate e LSI-së në zgjedhjet e fundit. Ajo nuk ka bërë denoncim në polici, duke pretenduar se kish lënë dritat ndezur.

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top