Connect with us

Aksion për mbylljen e pikave që mbledhin mbetjet e makinave, apeli i Bashkisë së Tiranës

Kuriozitete

Aksion për mbylljen e pikave që mbledhin mbetjet e makinave, apeli i Bashkisë së Tiranës

Aksion për mbylljen e pikave që mbledhin mbetjet e makinave, apeli i Bashkisë së Tiranës

Të gjitha pikat e grumbullimit të mbetjeve të automjeteve dhe metaleve të tjera, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Bashkisë së Tiranës pa plotësuar kushtet e kriteret mjedisore, do të mbyllen.

Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të mbështetura nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, nisën sot në terren aksionin për verifikimin e dokumentacionit dhe mbylljen e të gjitha pikave të skrapit që funksionojnë në Tiranë, në kundërshtim me parashikimet ligjore mjedisore dhe për të cilat ka patur edhe ankesa nga qytetarët në portalin “Bashkëqeverisja me qytetarët”.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku morën pjesë në aksionin e sotëm që u fokusua në disa nga pikat më të mëdha të grumbullimit të mbetjeve për skrap që funksiononte në zonat e banuara, ndërsa theksuan se aksioni do të vijojë në gjithë territorin e Tiranës për të vazhduar më pas në gjithë vendin.

“Jemi në një aksion të përbashkët me Bashkinë e Tiranës dhe strukturat tona të mbrojtjes së mjedisit, në zbatim të një prej ankesave të mëdha që kemi marrë në platformën tonë të bashkëqeverisjes.

Qytetarët janë ankuar në platformën e bashkëqeverisjes, ne kemi ndjekur shqetësimet e tyre dhe së bashku me Bashkinë e Tiranës kemi ardhur këtu për të parë një nga problematikat më të mëdha, atë të zgjidhjes përfundimtare të zonave të cilat mbledhin skrapin, zonave të cilat mbledhin mbetjet urbane të qytetit, të cilat kryhen jashtë normave të plotësimit të lejes mjedisore”, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku shprehu vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës për të vendosur rregull në këtë lloj aktiviteti dhe për t’i dhënë përgjigje një shqetësimi të vazhdueshëm të qytetarëve të Tiranës.

“Aksioni i sotëm është pjesë e një nisme të ndërmarrë në bashkëpunim me ministrinë. Sipas informacioneve që kemi, operojnë më shumë se 170 pika të cilat grumbullojnë mbetje nga më të ndryshmet, një pjesë madhe e tyre janë brenda zonave të banuara.

Qytetarët kanë shprehur në mënyrë të vijueshme shqetësimin për këto pika dhe për ndotjen mjedisore, por edhe për trafikun e krijuar, si edhe për anën estetike dhe mënyrën se si hyjnë e dalin mjetet nga aty. Ky është një problem i cili nuk mund të vijojë”, tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Mazniku.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top