Connect with us

Alibeaj: Rama-Tahiri, e dinin aktivitetin e Habilajve, më pas sulmuan Zaganin

Kuriozitete

Alibeaj: Rama-Tahiri, e dinin aktivitetin e Habilajve, më pas sulmuan Zaganin

Alibeaj: Rama-Tahiri, e dinin aktivitetin e Habilajve, më pas sulmuan Zaganin

Kryetari i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, në Partinë Demokratike, ka akuzuar sot Edi Ramën dhe Saimir Tahirin se ishin në dijeni të aktivitetit të Habilajve.

Përmes një daljeje për mediat, Ekeleji Alibeaj tha se, informacionet që kishin Rama dhe Tahiri, për Habilajt, bënë që të sulmojë ashpër Dritan Zaganin.

“E vërteta është se Rama – Tahiri kanë qenë në dijeni të plotë të veprimtarisë kriminale të Habilajve dhe jo vetëm. Kanë qenë frymëzues, mbështetës dhe përfitues të saj, siҁ del nga përgjimet e antimafias italiane. Kanë qenë në dijeni, e kanë ndihmuar dhe e kanë bekuar trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve. Kanë përfituar prej saj dhe kanë blerë edhe zgjedhjet me milionat e drogës.

Prandaj Oficerin Dritan Zagani e sulmuan, e kërcënuan e arrestuan dhe e persektuan të gjithë këto tre vjet: e kërcënuan Habilajt, e kërcënoi Saimir Tahiri, e kërcënoi Edi Rama. Së bashku deshën ta dergjnin në burg për shumë vite, por nuk ja dolën dot”, tha Alibeaj.

Ai akuzon edhe Taulant Ballën, që sipas tij publikoi masën e sigurisë si arrestim.

“Para dy ditësh Edi Rama gēnjeu publikisht se Zagani është i dënuar nga Krimet e Rënda. Pasi gënjeshtra e tij doli zbuluar, sot serviri përmes Taulant Ballës një masë e sigurimi të Krimeve të Rënda.

Në fakt kushdo përveç avokatit të krimit dhe mafias e kupton se një masë sigurimi nuk është vendim dënimi. Aq më tepër kur masa e sigurimit i është dhënë për shkak të konspiracionit të strukturave të SHKB në varësi direkte të Tahirit.

E vërteta është se deri më sot nuk ka asnjë vendim gjyqësor për fajësinë e Zaganit”, veçoi Alibeaj.

Zyrtari i PD-së e mbylli reagimin e tij duke thënë se “dhe rrjeta po fillon të shtrëngohet rreth peshqeve të mëdhenj. Nuk do të kenë shpëtim”. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top