Kuriozitete
Flasin të njohurit e 25-vjeçarit që humbi jetën në aksident: Kishte varësi nga celulari
Flasin të njohurit e 25-vjeçarit që humbi jetën në aksident: Kishte varësi nga celulari
Një i ri humbi jetën sot në një aksident tragjik, në Lushnjë.
Ai po udhëtonte me makinën e tij, kur doli nga rruga, ndërsa dyshimet e para janë për tejkalim të shpejtësisë.
Makina është përplasur me disa pemë frutore duke i shkaktuar 25 vjeçarit Gorovelli, plagë të rënda që i kanë kushtuar humbjen e menjëhershme të jetës.
Pas veprimeve të para hetimore në vendngjarje, policia lokale ngriti dyshimet se shkak për aksidentin mund të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe pakujdesia në drejtimin e mjetit
Pista është përforcuar edhe më shumë nga deponimet e të njohurve të viktimës, të cilët kanë thënë se i riu mund të jetë shpërqendruar nga përdorimi i celularit, me të cilin sipas tyre kishte një formë varësie. /k.k/noa.al/
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.