Connect with us

Deputetja e Parlamentit shqiptar, kujton gazetaren që u nda nga jeta

Kuriozitete

Deputetja e Parlamentit shqiptar, kujton gazetaren që u nda nga jeta

Deputetja e Parlamentit shqiptar, kujton gazetaren që u nda nga jeta

Ndarja e parakohshme nga jeta, e gazetares Adelajda Xhamani, ka bërë që njohësit e saj të shkruajnë me emocione për këtë humbje të madhe.

Një prej tyre është edhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, e cila i ka dhënë një intervistë Adelës.

Ajo shkruan në Facebook se Adela ishte ndryshe, dhe intervistën me të e quan një ndër të preferuarat.

“Kam dhënë dhjetra intervista, por ky rrëfim i marrë butësisht dhe njerëzisht nga Adelajda Xhamani ka mbetur i preferuari im. E kujtoj si sot; u takuam në një kafe periferie dhe pimë nga një çaj mali. Sytë e mëdhenj i jepnin një rrezatim serioz dhe po aq zhbirilues. Me shumë gjasë ishte kjo arsyeja pse u ndjeva aq mirë për të folur aq gjatë.

Në këto kohë shpërthimesh, zbulimesh, turfullimesh, zhveshjesh dhe sensacionesh mediatike, ku e vërteta bëhet shpesh kurban klikimesh, mungesa e saj ngjan edhe më trishtuese.

Pushofsh në paqe Adelajdë! Ti ishe ndryshe”, shkruan Spiropali. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top