Connect with us

Video e pazakontë, tregon praninë e UFO-ve në Elbasan?

Kuriozitete

Video e pazakontë, tregon praninë e UFO-ve në Elbasan?

Ufo-t dhurojnë spektakël mbi Elbasan. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur afër orës 21:45 të mesnatës së kaluar dhe është filmuar nga një vajzë e qytetit të Elbasanit. Videon ajo e ka dërguar në redaksinë e infoElbasani.Përshëndetje infoelbasani.al. Desha t’iu tregoj një nga eksperiencat më të çuditshme të jetës sime. Mbrëmë rreth mesnatës po qëndroja në dritare. Dritarja ime ndodhet në anën e Qafëkërrabës. Në një moment pashë diçka të shëndritshme në qiell. Ishte një objekt në formë disku me dritë të verdhë si në të bardhë që valëzonte në ajër. Saktësisht e gjithë kjo skenë e mrekullueshme po ndodhte në ngjitje të Kërrabës, tek ullinjtë, pikërisht aty ku ndodhet një kryq. Fillimisht ishte një dritë, pastaj u shfaq tjetra. Lodronin të dyja. Dukeshin aq pastër me sy të lirë. Nxora celularin dhe realizova disa video të cilat po jua dërgoj. Qëndruan rreth gjysmë ore aty. Pastaj u zhdukën. Desha ta ndaj me ju këtë ngjarje të veçantë të jetës sime. Deri më tani kisha dëgjuar por nuk kam besuar në UFO. Tani që i pashë dhe fotografova jam e sigurt se ato ekzistojnë”. Për më shumë ndiqnit videot e dërguara nga vajza dhe do të besoni se vërtet kemi të bëjmë me një fenomen të rrallë kozmik”, shkruan ajo.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top