Connect with us

Manjani: Sistemi ynë të fut në burg, pastaj gjen provat

Kuriozitete

Manjani: Sistemi ynë të fut në burg, pastaj gjen provat

Manjani: Sistemi ynë të fut në burg, pastaj gjen provat

Vendimi i Kuvendit kundër arrestimit të ish-Ministrit Tahiri për Ylli Manjani legjitimoi një grup politik shumë të rrezikshëm në raport me drejtësinë, një grupi politik që mbron veten nga cilido akuzator në bazë të ligjit për shkak të detyrës.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora Neës, ai tha se ishte PS refuzoi të bënte reformën e ndjekjes penale dhe tani është po ajo që refuzon të zbatojë edhe ligjin për qytetarët e thjeshtë.

“Në Shqipëri arrestohesh me burg për një dyshim të arsyeshëm që shoqërohet me prova bindëse, që mund të jetë dhe një përgjim indirekt.

Del emri jot diku dhe kjo është arsye e mjaftueshme për ligjin shqiptar, prokurorinë shqiptare, gjykatën shqiptare për tu arrestuar.

Dënohesh apo nuk dënohesh është histori tjetër. Kjo është një çështje që ekziston sot në ligjin penal. Kam propozuar për ta përmbysur këtë skemë dhe PS e refuzoi me argumentin se po të pranojmë këtë bie sistemi i ndjekjes penale dhe nuk kemi këllqe të bëjmë një sistem tjetër të ndjekjes penale.Por nëse do të mbajmë këtë që kemi duhet ta zbatojmë.

Ja ku erdhi dita për ta zbatuar, se u ra në shtëpi dhe hoqën dorën nga zbatimi”, tha Manjani.

Ai shtoi më tej se deklaratat e ambasadorëve nuk mund të vendosin fatet e një vendi, por ccdo problem duhet të ketë zgjidhje nga faktori vendas. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top