Kuriozitete
Përcillet për në banesën e fundit gazetarja, Adela Xhamani
Përcillet për në banesën e fundit gazetarja, Adela Xhamani
Një ditë pas ndarjes së parakohshme nga jeta, gazetarja Adelajda Xhamani do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Homazhet për të do të bëhen në kinemanë e qytetit të Kavajës, për t’u përcjellë më pas në varrezat e këtij qyteti.
Homazhet do të kryhen në orën 12:00, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit, në orën 14:00.
Vdekja e Adelës u përcoll me mesazhe të shumta nga ata që e njihnin drejtpërdrejt, por edhe nga ata të cilët e kishin parë vetëm në televizor.
Adela u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm, si pasojë e një ataku kardiak. Ajo u bë e njohur në një show televiziv, “Big Brother”, dhe më pas punoi në disa media, kryesisht në shtypin rozë. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.