Kuriozitete
Shpenzon 10 mijë funte që e bija të duket si kukull (Foto)
Një nënë nga Doncaster e Britanisë së Madhe ka vendosur që të shpenzojë më shumë se 10 mijë funte për nxirjen e lëkurës, thonjtë fals, makijazhin, paruke dhe veshjet për vogëlushen e saj 4 vjeçe, Hallie Mai.
E vogla duket si një kukull e dalë nga kutia dhe në të vërtetë pamja e saj në veshje është shumë e rënduar.
Sipas nënës, që ka marrë pjesë me vogëlushen Hallie në programin Bling Up Baby, vajza e saj do që të bëhet një showgirl dhe se është e aftë që të mendojë në mënyrë të pavarur.
Vendimi i gruas ka bërë që përdoruesit e rrjeteve sociale të shpërthejnë në kritika, duke i thënë se duhet ta lërë vajzën që të rritet në një mënyrë natyrale, pa e privuar nga pafajësia tipike e moshës së saj.
Madje disa thonë se nëna e ka veshur të bijën si një prostitutë, duke inkurajuar pedofilinë.