Connect with us

Të gjithë e gjykuan këtë nënë për foton që postoi, por ajo ua mbylli gojën me një detaj

Kuriozitete

Të gjithë e gjykuan këtë nënë për foton që postoi, por ajo ua mbylli gojën me një detaj

Kjo është Naomi, një nënë 21-vjeçare nga Gjermania dhe është e punësuar me kohë të plotë në ushtri.

Në këtë foto ajo ka dalë më djalin e saj 10 muajsh, duke i dhënë qumësht gjiri në një dasmë. Menjëherë sapo është postuar, fotoja është bërë virale dhe është komentuar nga shumë njerëz.

Ajo ka treguar për BuzzFeed se ishte tronditur kur ka parë të nesërmen se sa shumë ishte shpërndarë fotoja e saj.

Gjithashtu ajo tregoi se kishte shumë kritika për faktin se si kishte arritur të postonte foto me gjoks zbuluar, madje disa i thonin të hidhte ndonjë batanije sipër ose të fshihej diku.

Por, kjo mama e re ka ditur si tu përgjigjet këtyre kritikave. Madje të gjithë komentuesve u ka kujtuar një detaj shumë të rëndësishëm, se gjoksin e ka lënë të zbuluar për të treguar mrekullinë që i jep perëndia çdo nënë që ta ushqejë nga trupi fëmijën e saj kur atë e merr uria.

Ndërsa përsa i përket faktit që ajo nxorri gjoksin në një vend publik, mamaja u shpreh se kjo është diçka e natyrshme dhe të gjithë dasmorët u gëzuan kur fëmija i saj u ushqye dhe pushoi së qari, madje disa nga ata e kishin ndihmuar të zbërthente fustanin.

“Të nxjerrësh gjoksin në publik për të ushqyer fëmijën, nuk ka asgjë seksuale, por është thjesht një mrekulli.

Madje unë e kam ushqyer tim bir jo vetëm në dasmë, por edhe në aeroport, aeroplan, gjykatë etj”, përfundoi mamaja.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top