Connect with us

As të ngushta, as të grisura: Këto janë xhinset hit për vjeshtën e vitit 2017 (Foto)

Kuriozitete

As të ngushta, as të grisura: Këto janë xhinset hit për vjeshtën e vitit 2017 (Foto)

Xhinëve të grisura me bel të ulët me sa duket u ka ardhur fundi. Edhe pse ai stil ishte bartur në vitet e nëntëdhjeta, në implementim më të mirë, disa sezonet e kaluara nuk kemi mundur e të mos pyetemi nëse kjo veshje kulti në një implementim të tillë ishte bërë vulgar.

Beli shumë i ulët, i cili, të jemi realë, u shkon vetëm manekineve dhe vajzave që nuk kanë telashe me kilogramët shtesë, kishte sjellë shumë telashe për zonjat kur kanë tentuar të gjejnë modelin dhe madhësinë për veten e tyre.

Janë të ngushta, ngushtojnë stomakun në një vend aspak të mirë dhe ishte momenti i fundit që ky trend të marrë fund ose së paku të shfaqen edhe modele tjera në mënyrë që gjithsecila të gjejë diçka.

Vitin e kaluar tashmë kishin filluar shitjet e atyre me bel të thellë, të lëshuara dhe të gjëra me emrin “boyfirend jeans”, derisa këtë vjeshtë hiti midis hxinseve do të jenë ato me prerje të rrafshët, me bel të thellë. Rrinë më mirë, janë më të rehatshme dhe duken më elegante kur vishen, të themi, me taka.

Ju mbetet juve të zgjidhni çfarë ju shkon për shtati më shumë, me sa duket po i vihet pika modeleve “skinny jeans” dhe atyre të grisura. Së paku kështu shpresojmë.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top