Connect with us

Masakroi ish- bashkëshorten me çekiç në Itali, identifikohet shqiptari

Kuriozitete

Masakroi ish- bashkëshorten me çekiç në Itali, identifikohet shqiptari

Masakroi ish- bashkëshorten me çekiç në Itali, identifikohet shqiptari

Zbardhet identiteti i shqiptarit që masakroi me çekiç ish bashkëshorten e tij pranë disko ‘Liola’. Besnik Habibaj, 55 vjeç, ka pritur që ish-bashkëshortja të dalë nga diskoja ku ishte me disa miq, e ka ndjekur me makinë dhe pranë një parku e ka masakruar me mjete të forta, duke përfshirë edhe një çekiç.

Mediat italiane kanë publikuar sot foton e shqiptarit, ndërsa kanë identifikuar dhe viktimën e cila është Trëndelina Halimi 41 vjeç. Shqiptarja ka bërtitur dhe ka bërë thirrje për ndihmë, ndërsa dëshmitarët kanë njoftuar policinë.

Policia dyshon se shqiptari ishte bërë xheloz që ish bashkëshortja e tij ishte në disko dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem.

“Klienti im ka çrregullime të rënda psikike që nuk mund të lejojnë qëndrimin e tij në burg. Ai është në depresion dhe për të po kujdesen psikiatrit”, ka thënë avokati tij Marco Romagnoli.

Çifti kishte pak kohë që ishin ndarë. Në shtator një gjykatë kishte vendosur që shqiptari të mos i afrohej ish bashkëshortes së tij. Ata ishin ndarë për shkak se 55-vjeçari ushtronte dhunë dhe e keqtrajtonte atë.

Policia ka arrestuar 55-vjeçarin, teksa gruaja ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë plagë të shumta në fytyrë dhe në kokë. 55-vjeçari ka zgjedhur të mos flasë para hetuesve lidhur me ngjarjen, por sipas avokatit të tij ai ka çrregullime mendore. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top