Connect with us

Shiste drogë duke shfrytëzuar detyrën, në pranga efektivi i policisë

Kuriozitete

Shiste drogë duke shfrytëzuar detyrën, në pranga efektivi i policisë

Shiste drogë duke shfrytëzuar detyrën, në pranga efektivi i policisë

Një punonjës policie është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), pasi akuzohet për tregtim të lëndëve narkotike.

Mësohet se në pranga është vënë, 33-vjeçari Fatmir Meço për akuzat e “Shpërdorim të detyrës” dhe “Prodhim e shitje të narkotikëve”.

Gjithashtu u arrestua shtetasi Fitim Selaci 19 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe janë shpallur në kërkim dy persona, A.M., 24 vjeç dhe R.T., 19 vjeç, me akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Arrestimi i punonjësit të policisë Meço u bë pas një hetimi disa mujor, zhvilluar me metoda speciale nga SHÇBA.

Nga ky hetim rezultoi se efektivi i Komisariatit të Durrësit bashkëpunonte me Fitim Selacin dhe dy personat e shpallur në kërkim, për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Fatmir Meço duke shfrytëzuar pozicionin e tij, u garantonte pjesëtarëve të grupit lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në disa raste, dyshohet se ky punonjës policie ka transportuar dhe shpërndarë edhe vetë lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në banesë atij iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kanabis, si dhe një presë për paketimin e lëndës naroktike.

Në banesën e shtetasit Fitim Selaci në Fushë Krujë u sekuestrua një sasi prej 6.3 kg lëndë narkotike e llojit kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top