Connect with us

Dorëheqja e Visho Ajazit, Meta: E papritur, dekretimin e ri do e shqyrtoj me qetësi

Kuriozitete

Dorëheqja e Visho Ajazit, Meta: E papritur, dekretimin e ri do e shqyrtoj me qetësi

Dorëheqja e Visho Ajazit, Meta: E papritur, dekretimin e ri do e shqyrtoj me qetësi

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për gazetarin Çim Peka ka komentuar edhe lidhur me dorëheqjen e Visho Ajazit nga kreu i SHISH. I pyetur për faktin nëse Presidenti e ka dekretuar emërimin e drejtorit të ri të SHISH, Meta është shprehur se nuk ka ndonjë urgjencë për dekretimin e tij.

"Dorëheqja e Ajazit për mua ishte e papritur. Në natyrën time si gjithmonë në krye të institucioneve kam respektuar parimin e bashkë fqinjësisë. Dhe në rastin konkret, që bëhet fjalë për një institucion të një rëndësie të veçantë. Kam qenë i bindur që vazhdimësia gjithmonë është pozitive.

Një javë më parë e kam garantuar zotin Ajazi që ai do të kishte mbështetjen time të plotë për të vazhduar detyrën e tij në luftën kundër krimit të organizuar. Ai ka falënderuar për besimin dhe kjo ka qenë thjesht për të konfirmuar dhe vazhdimësinë. Bëra një garanci dhe mbështetjen, pasi e ka pasur. Nuk mbaj dot njeri pa dëshirë në funksione. Dekreti për emërimin e ri? Nuk ka ngut dhe do ta shqyrtoj me qetësi", u shpreh Meta.

Visho Ajazi i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Edi Rama për motive të cilat ende nuk janë bërë publike, e më tej kreu i qeverisë mbërriti në zyrën e Metës për t’i paraqitur edhe emrin e personit të ri që ai propozon në krye të SHISH.

Rama ka propozuar emërimin e Helidon Bendos, që deri më parë mbante postin e zv.drejtorit të SHISH. Këtë post Bendo e mori në 2016-ën, me propozim të kryeministrit. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top