Connect with us

PD-LSI braktisën Konferencën e Kryetarëve, Rama: Do donim debat me përgjegjësi, jo sherr

Kuriozitete

PD-LSI braktisën Konferencën e Kryetarëve, Rama: Do donim debat me përgjegjësi, jo sherr

PD-LSI braktisën Konferencën e Kryetarëve, Rama: Do donim debat me përgjegjësi, jo sherr

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas braktisjes së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve nga anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike, teksa diskutohej pr/buxheti i vitit 2018.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook Rama shprehet se kemi mbetur sërish tek "sherri politik".

"Do donim debat me përgjegjësi për Projekt-Buxhetin 2018, por kemi vetëm ftesën e vjetër për sherr politik. Politika jonë është puna, jo sherri", shkruan Rama.

Më herët deputeti demokrat Edmond Spaho tha se PD-ja nuk pranon të bëhet pjesë e fasadës të kësaj qeverie të lidhur sipas tij me krimin, duke iu referuar çështjes "Tahiri".

"Qeveria ka rënë, prandaj duhet të dorëhiqet sepse është e lidhur me drogën. Ne nuk bëhemi pjesë e fasadës", tha Spaho.

Ndërsa përfaqësuesi i PS, Taulant Balla tha se i vjen keq për PD dhe jo për LSI që i shkon nga mbrapa. Ndërsa për bojkotin e opozitës, Balla tha se janë shqiptarët ata të cilët do ta gjykojnë.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj paraqiti draftin para deputetëve dhe tha se objektiv në mandatin e dytë mbetet rritja ekonomike me rreth 4,5%, por kjo nuk i ka kënaqur anëtarët e opozitës. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top