Connect with us

Kërcënohet me jetë kryebashkiaku i Belshit: 300 mijë euro ose të vras

Kuriozitete

Kërcënohet me jetë kryebashkiaku i Belshit: 300 mijë euro ose të vras

Kërcënohet me jetë kryebashkiaku i Belshit: 300 mijë euro ose të vras

Kreu i bashkisë së Belshit është kërcënuar me armë nga një person. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:00 në vendin e quajtur "Pekisht" pranë puseve të naftës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ka qenë Rajan Qamil Tafani, 31 vjeç banues në Belsh, i cili i ka zënë pritë në një kthesë kryebashkiakut dhe i ka vënë pistoletën në ije.

I kontaktuar nga “news24”, Arif Tafani u shpreh se u kërcënua për shkak të detyrës madje ka treguar se kush ishte personi që e sulmoi.

"Kanosësi është vëllai i ish-kandidatit të pavarur të baskisë Belsh, Besjon Tafani. Më kërkoi t'i jepja 300 mijë euro ose përndryshe do të më vriste.

Ai kërkoi shesh ndërtimi tek bashkia e re. Më tha se i prisha lokalin buzë liqenit. Më tha se do ta paguaja me kokën time", u shpreh Arif Tafani.

Shembja e ndërtimit të paligjshëm në Belsh është bërë në kuadër të rijetëzimit të sheshit kryesor të Belshit. Menjëherë pas kërcënimit kryebashkiaku ka bërë denoncimin në polici. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top