Connect with us

Rama në qendrën shëndetësore Kamëz: Rindërtojmë 300 të tjera brenda 4 vitesh

Kuriozitete

Rama në qendrën shëndetësore Kamëz: Rindërtojmë 300 të tjera brenda 4 vitesh

Rama në qendrën shëndetësore Kamëz: Rindërtojmë 300 të tjera brenda 4 vitesh

Qendra Shëndetësore Kamëz ofrohet tashmë për banorët e zonës tërësisht e rikonstruktuar, zgjeruar dhe pajisur me aparatura të reja biomjekësore. Nga një qendër krejtësisht e rrënuar, me lagështirë dhe pajisje të vjetra, sot është kthyer në një nga qendrat model të kujdesit parësor në vend. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, vizituan sot qendrën dhe u takuan me personelin mjekësor të saj.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se rritja e gamës dhe cilësisë së shërbimit në qendrat shëndetësore, do të ulë fluksin e qytetarëve që kërkojnë shërbimin bazik në spitalet kryesore. Kryeministri tha gjithashtu se qendra të tilla priten të rikonstruktohen në të gjithë vendin, gjatë vitit 2018 dhe do të financohen me një fond të posaçëm, si një prioritet i investimeve dhe reformimit të shëndetësisë.

“Para se të fillonte rindërtimi, ishte një tmerr për gjithë këtë popullsi këtu. Ndërkohë që kjo është shumë e qartë, edhe mënyra se si funksionon këtu tani, që, fokusi sigurisht kemi qenë të detyruar që të jetë tek spitalet kryesore.

Por sa më shumë të shtrijmë këtë rrjet, aq më shumë ulim presionin e madh mbi spitalin qendror dhe 2-3 spitalet e tjera dhe krijojmë edhe një sistem ku zhvillohet i gjithë procesi i trajtimit të shqetësimeve, apo të urgjencave të sëmundjeve të njerëzve me faza, sipas shkallës së nevojës. Plani është për të rindërtuar 300 qendra në 4 vjet, duke filluar nga 2018-ta”, u shpreh Rama.

Ndërsa ministrja Manastirliu tha se qendra mundëson ndër të tjera edhe konsultimin për nënën dhe fëmijën. “Kjo qendër shëndetësore i shërben 100 mijë banorëve të bashkisë Kamëz. Nga ana tjetër kemi shërbimin 24 orë të urgjencës, që është shumë i rëndësishëm për shërbimet e emergjencës që banorët të kenë akses në 24 orë në 7 ditë të javës. Gjithashtu kemi konsultorin e nënës dhe fëmijës, konsultimin për nënën, për vaksinimin e fëmijës, të gjithë kabinetet përkatëse me 10 mjekë specialistë”, tha Manstirliu. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top